
Ajo fillon të tregojë historinë e saj, duke thënë se familja e saj nuk ka qenë dakord për futjen e saj në Big Brother dhe sipas saj, shkaku është mentaliteti në Milot, në vendin e saj të lindjes. Etleva tregon se është mendje hapur dhe nuk mund të krahasohet me banorët e tjerë të qytetit të saj, por prindërit nuk mund të mos ndikohen nga mentaliteti dhe thashethemet e bashkëqytetarëve. “Aty gjërat e vogla i bëjnë shumë të mëdha”, shprehet Etleva për vendin e saj të lindjes. Elona, pasi e dëgjon, mundohet ta qetësojë duke i thënë se tashmë ajo e ka kaluar një pengesë dhe ka arritur të hyjë në Big Brother. Sipas saj, e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojë Etleva, është të shijojë momentin, pasi kjo eksperiencë nuk mund t’i ndodhë gjithkujt. Elona mendon se Etleva do të jetë e aftë që t’i bëjë të ndihen krenarë ata për të. Etleva tregon për jetesën brenda shtëpisë dhe për disa nga debatet që ka krijuar me banorët e tjerë. Ajo thotë se jetesa brenda shtëpisë së Big Brother të jep tjetër lloj ndjesie, dhe ndryshe nga jashtë, ku një situatë mund ta kalosh me dy fjalë, në Big Brother ndodh e kundërta. Etleva thotë se nuk mund të jetë në asnjë moment 100 për qind vetvetja brenda shtëpisë dhe për këtë sipas saj ndikon edhe fakti që nuk mund të krijojë shumë koefidenca me asnjërin. Më pas Etleva tregon për marrëdhënien e ngushtë që ka me familjarët dhe se do të bëjë të pamundurën që të mos i bëjë të ndihen keq për të. Ndërsa Etleva e këshillon që këtë bisedë të mos e tejkalojë, pasi mund t’i japë mundësinë të tjerëve që t’ia keqpërdorin. Etleva thotë se do të ndihej shumë mirë nëse do të dëgjonte njërin nga familjarët saj që t’i thoshte se ndihet krenar për të. Në përfundim të bisedës, ajo falënderon Elonën që e dëgjoi dhe e mbështeti.