
Të gjithë banorët tashmë janë mbledhur në dhomën e gjumit të katit të dytë dhe fillojnë të tregojnë barsoleta e të qeshin me të madhe, ndërkohë që banorët të cilët kërkojnë të flenë, ndodhen në dhomën poshtë tyre. Ndërkohë, disa prej tyre, ndër të cilët edhe Marselini, kërkojnë të flenë, ndërsa të tjerët vendosin të qëndrojnë zgjuar e të flasin me zë të ulët për të mos i shqetësuar. Joana i kërkon Anaidit që të flenë bashkë duke i bashkuar krevatet, ndërsa Etleva, e cila ndodhet aty thotë: “Nuk lejohet”. Banorët e kalojnë me humor situatën, duke qeshur me njëri-tjetrin.