
Grupi i parë i banorëve do të mbyllun gojën me ngjitës, në mënyrë që të mos flasin dhe do të vendosen prapa disa telajove, nga ku do të duken vetëm fytyrat e tyre. Ndërsa grupi tjetër, nga dhoma e gjumit do të shohin nëpërmjet monitorëve dhe pasi të memorizojnë pamjet, do të gjejnë më pas ndryshimet mbi telajo. Grupi i produksionit ndryshon telajot, ndërkohë që Blendi ndodhet në dhomën e rrëfimit dhe thirret që të vijë në sallon. Banorët që janë pjesë e lojës qeshin për disa minuta dhe Blendi largohet përsëri. Në sallon thirren banorët që ishin në dhomën e gjumit për të zbuluar ndryshimet. Ata zbulojnë disa, por nuk arrijnë të gjejnë ndryshimin te Blendi. Më pas Blendi i vërtetë futet në sallon dhe aty vijnë të gjithë dhe tashmë prezantohen me Andin dhe Blendin e vërtetë. Gjithashtu banorët njoftohen se ata janë pjesë e provës së javës, por ata këtë provë e kanë humbur dhe ata e kanë humbur. Ma pas lexohet zarfi i kuq që zbulon se Blendi dhe Andi nuk janë me të vërtetë banorë të BB6 dhe të dy pasi përshëndeten largohen nga shtëpia e BB.