Ads 468x60px

a

Sunday, March 3, 2013

Komente për “Binjakët” dhe diskutime për buxhetin

Banorët shkojnë në kuzhinë dhe gjatë kësaj kohe fillojnë të flasin për provën e kësaj jave. Ata e kanë humbur provën sepse në asnjë moment nuk arritën të kuptonin se Andi dhe Blendi (Binjakët), ishin dy banorë të ndryshëm. Ata qeshin, ndërsa kujtojnë momentin e ekzekutimit të provës së javës gjatë spektaklit, sidomos përballjen me Blendin dhe Andin të veshur njëlloj në shtëpi.
Si rezultat i humbjes së provës ata këtë javë kanë një buxhet të reduktuar me 50%. Kështu gjatë kohës që rrinë në kuzhinë dhe hanë ato pak ushqime që u kanë mbetur në shtëpi, banorët diskutojnë për buxhetin e kësaj jave. Ata diskutojnë se si do ta menaxhojnë buxhetin dhe cilat do të jenë produktet që do të minimizojnë. Shumë prej tyre shprehin mendimin se duhet të ulin sasinë e cigareve sepse gjatë javës së parë kanë konsumuar shumë cigare. Për disa minuta banorët diskutojnë për buxhetin duke ndarë mendimin se duhet të tregohen të kujdesshëm me të në mënyrë që të mos u mungojë ushqimi.