Ads 468x60px

a

Sunday, March 3, 2013

Marselini i zhgënjyer nga banorët, shpërthen në lot për familjen

Komentet e banorëve për nominimet dhe sidomos për nominimin e Anaidit vazhdojnë edhe në dhomën e gjumit. Ata mendojnë se janë edhe shumë banorë të tjerë në nominim. Marselini është ai që e shpreh me bindje se është në nominim këtë javë. Ai thotë se e ka këtë bindje për faktin se ka debatuar me shumë prej banrëve gjatë javës.

Këtë gjë ai e shpreh me Elenën, të cilës i thotë se ai ka besim tek ajo dhe Eldora. “U trembem disa keqkuptimeve... si më tha Xhimi se çfarë do të mendonte ajo jashtë për sjelljen tënde këtu” thotë Marselini. Ai duket i mërzitur dhe shpreh frikën se si do të jetë interpretuar sjellja e tij jashtë dhe thotë “nga sot dua të rri i rezervuar, sepse sa më shumë të japësh, kthehet kundër meje” thotë ndër të tjera Marselini.

Elena i thotë Marselinit se nuk ka pse t’i shpjegojë Elenës, apo kujt tjetër për sjelljen e tij. Marseli i thotë “më vjen keq që të tjerët e kanë keqkuptuar marrëdhënien time me ty këtu brenda, Unë e dua çmendurisht, familjen time dhe Gruan s’do ta tradhtoja kurrë, ajo e di këtë, por më vjen keq që të tjerët këtu kanë krijuar përshtypje të keqe”.

Marselini shprehet i zhgënjyer nga banorët e tjerë. Aty vjen edhe Eldora, ndërkohë që të tre komentojnë debatin e tij përpara live-it me Joanën. Ai thotë se është prekur shumë sepse Joana e preku në familje dhe shprehet “më preku djalin, gjënë më të shtrenjtë të jetës sime, nuk e di si u përmbajta”.
E gjatë kohës që flet për familjen e tij, Marselini përlotet dhe fillon të qajë. Ai shprehet i përmalluar për dashurinë që ka ndaj gruas dhe djalit të tij, ndërsa dy vajzat mundohen që ta ngushëllojnë duke i qëndruar pranë dhe duke e përqafuar. Marselini ndërsa i drejtohet gruas së tij duke thënë “të kam zemër Lil, të kam shpirt, ju dua shumë...” dhe këtë e përsërit disa herë, ndërsa mundohet që të fshehë lotët nga banorët e tjerë.