Ndërkohë që mëngjesi ka kohë që ka ardhur, banorët kanë shumë pak që kanë fjetur. Ajo që vihet re është fakti se banorët janë ndarë tashmë në disa grupe. Disa prej tyre kanë krijuar afrimitet, ndërsa të tjerët, duken se ende nuk janë pozicionuar.
Kështu Marselini, Elena dhe Eldora kanë disa ditë që kalojnë më shumë kohë bashkë. Po ashtu edhe Joana, Jonilda dhe Anaidi. Ata përveçse qëndrojnë shumë bashkë duke komentuar e bërë thashetheme për banorët e tjerë, sot kanë vendosur që të flenë bashkë. Kështu pasi bëjnë thashetheme deri vonë, të tre i zë gjumi në të njëjtin shtrat. Orët kalojnë dhe tashmë po mbërrin mesdita dhe banorët vazhdojnë të flenë. Vëllai i Madh, ndez dritat në dhomën e gjumit dhe disa minuta më vonë edhe muzikën. Kjo bën që banorët të fillojnë të zgjohen. E para që zgjohet është Eldora dhe pas saj fillojnë edhe të tjerët.