Ads 468x60px

a

Sunday, March 3, 2013

Kërcime në Big Brother


Banorët janë duke kërcyer nën tingujt e muzikës. Në shtëpinë e Big Brother banorët po bëjnë një festë të vërtetë. Me sa duket banorët po i shijojnë këto momente muzikore duke lënë pas për pak kohë debatet dhe përqëndruar më shumë tek argëtimi. Olseni është duke kërcyer me Joanën dhe Jonildën. Joana i thotë që duhet të ndihet me fat se po kërcen me dy vajza.
Marselini ndodhet me Elenën dhe Xhimin. Ai i tregon atyre që duhet të pijë pak që të vijë në qejf për të kërcyer. Banorët të gjithë improvizojnë një festë. Jonilda nga ana tjetër është duke kërcyer me Ilirin shumë afër dhe në një mënyrë shumë seksuale dhe joshëse.