Monday, March 4, 2013
Eldora tregon për vdekjen e të atit; Marselini: “Mendoj se një femër është me mision”
Ndërsa disa nga banorët janë shtrirë për të fjetur dhe Anaidi e vajzat janë duke bërë shaka me njëri-tjetrin, Eldora dhe Marselini bisedojnë me njëri-tjetrin për Beratin dhe disa ngjaje të hidhura nga jeta e tyre. Eldora tregon se kur ka qenë në klasën e 8-të i ka vdekur i ati dhe se këtë gjë e ka përjetuar shumë keq ajo dhe familja e saj. Eldora thotë se e ka pikë të dobët të ëmën dhe se ajo ka vuajtur shumë pas vdekjes të së shoqit. Ndërsa Marselini tregon një rast kur e ka pasur të sëmurë të atin dhe momentet e këqija që ka përjetuar në ato momente.
Kategoritë
Lajme nga Big Brother