Ads 468x60px

a

Monday, March 4, 2013

Rifillon debati; Anaidi-Marselinit: “Ti e ke frikë nominimin”; Marselini: ”S’kam frikë të dal as nesër”

Banorët në dhomën e gjumit të katit të dytë janë duke diskutuar ende me njëri-tjetrin, ndërsa shprehin dyshimet e tyre rreth nominimeve. Anaidi dhe vajzat i thonë Marselinit se janë të sigurt që ai është i nominuar dhe Marselini nuk çuditet aspak rreth këtij fakti, pasi edhe ai ka dyshimet e veta. Anaidi i bën të qartë Marselinit se nuk do të jetë i aftë të përballojë presionin kësaj lojë, pasi ai ka dyshime edhe te rrobat e tij. “Ti nuk ke besim se asnjë banor do ta përballojë lojën”, thotë
Marselini, ndërsa Anaidi i përmend disa emra si: Xhimi, Joana etj., të cilët sipas tij, nuk bien kurrë pre e provokimeve. Ndër këta njerëz Anaidi fut edhe veten, ku thotë se edhe pas vidoeve, ai nuk e humbi toruan, por vazhdon të jetë ende vigjilent. 

Anaidi mendon se Marselini e mendon qëndrimin e tij brenda shtëpisë, të lidhur me Elenën. Kështu, diskutimi i tyre rifillon, duke u munduar të rihapin debatin e disa orëve më parë, në përpjekje për të gjetur shkakun. Anaidi thotë se Marselini me qëllim ka dashur të ketë konflikt me të dhe ka ndërhyrë në bisedën e tij me Elenën. Anaidi shprehet se ka shumë besim tek publiku, pasi nga jashtë gjithçka duket më qartë dhe është i sigurt që hipokrizia do të zërë vendin që meriton. “Ishallah ke shansin në ndonjë moment që të gjesh shkas të dominohesh mbi mua”, i thotë Anaidi, i cili shton se frika e Marselinit është nominimi. “Kam shumë frikë se ke frikë nga nominimi”, ia përsërit disa herë Anaidi. Marselini thotë se nuk ka frikë të dalë që nesër nga shtëpia, ndërsa Anaidi shprehet: “Unë nuk kam frikë se do të dal”. Anaidi i përmend Marselinit se ai ka kompleksin e kamerave, pasi i ka shprehur femrave se do të donte të mos ishin kamerat për 5 minuta, pasi çnuk mund të bënte me femrat. “Ti je hipokrit sepse e mohon”, i thotë Anaidi. 

Kështu, diskutimi i tyre vazhdon edhe për disa minuta me tone të larta.