“Ti nuk më njeh dhe unë gjithçka që të kam thënë për shoqërinë e përbashkët, ta kam thënë kastile që të arrijë këtu”, i thotë Anaidi. Ai i bën të qartë Marselinit se rri me Eldorën dhe Elenën, pasi vetëm me to mund të përshtatet dhe t’i bëjë për vete.
Marselini i thotë Anaidit se mendon se ka për ta fituar Big Brotherin. “Faleminderit, këtë mendoj edhe unë”, i thotë Anaidi, ndërsa Marselini thotë: “Mos ji kaq i sigurt se do të thyesh qafën”. Anaidi thotë se ka siguri në vetvete që ka për të dalë më mbrapa se Marselini nga kjo shtëpi, e kështu të dy banorët vazhdojnë të flasin duke përsëritur veten, ndërkohë që Marselini i përmend: “Ti je çun Tiranë, shumë tangërlliks”.
“Ndryshimi është se unë të nominoj dot ty, ndërsa ti jo mua”, i thotë Anaidi, duke e bërë të dyshojë se mos vallw whstw duke mbartur nj mision të tillë.
Pas fjalëve të përsëritura, Anidi i bën të ditur se Elena ka dashur vete që të flasë me të. “Siç duket, po e ndien veten të përdorur nga ti”, i thotë Anaidi. Ndërsa Marselini, i nxehur me të, ikën nga dhoma. Anaidi dhe vajzat qeshin me të dhe fjalët që ka thënë, pas largimit të Marselinit nga dhoma.
Ndërkohë, në dhomën e gjumit të djemve të gjithë banorët janë duke fjetur.