Ads 468x60px

a

Monday, March 4, 2013

Marselini: “Anaidi nuk është i nominuar, por do të nominojë dikë”; Debati vazhdon

Marselini, i nervozuar nga debati del në kopsht dhe pi një cigare bashkë me Olsenin, duke i treguar edhe atij rreth debatit që ka pasur me Anaidin. Pasi ia tregon replikat që kanë pasur me njëri-tjetrin, Marselini i thotë Olsenit se Anaidi nuk është i nominuar, por ka të drejtë që të zgjedhë dikë si të nominuar këtë javë dhe për këtë gjë është shumë i sigurt. Olseni nuk reagon dhe nuk komenton asgjë rreth tij. Marselini thotë se këtë dyshim e ka krijuar te besimi që ka Anaidi në vetvete, që sipas tij, është i tepruar. 


Pak më vonë Marselini shkon sërish në dhomën e katit të dytë, ku pak minuta më parë është bërë debati. Joana i kërkon Marselinit që këto debate t’i bëjnë gjatë ditës. 

Pas disa minutash, Marselini rifillon sërish diskutimin, ndërkohë që Anaidi ia pret: “Unë këtë të mirë e kam, gocat nuk i përdor të paktën”. Ai vazhdon ta vërë në lojë Marselinin, duke i thënë se çfarë mendimi ka ai, a të fillojë ta marrë Elenën në grupin e tij apo t’ia lërë Marselinit. “Je shumë i cekët o vëlla”, ia kthen Marselini, i cili i thotë që këtë rol ta luajë me ndonjë nga banorët e tjerë dhe jo me të. “Dhe mos u merr me Elenen se është nga Tirana dhe ti i gjykon tiranësit”, i thotë Anaidi. 

Marselini largohet nga dhoma e pas tij edhe Anaidi. Ai del në kopsht e fillon të diskutojë me Olsenin lidhur me debatin që ka bërë me Marselinin. Të dy qeshin me komentet që bën Anaidi për Marselinin. “E le çunin pa gjumë, le nam”, i thotë Olseni duke qeshur. “Kur t’i ikë dhe Elena nga grupi do të çmendet fare”, thotë Anaidi duke qeshur. 

Pas diskutimit me Olsenin, Anaidi shkon në dhomën e gjumit e shtrihet në krevatin Joanës. Të dy bëjnë sikur puthen dhe qeshin, vetëm për të krijuar dyshime tek Marselini. Të dy banorët diskutojnë edhe për disa minuta rreth debatit dhe më vonë vendosin të flenë, duke i uruar “natën e mirë” njëri-tjetrit.