
Arbana e informon se nuk është Iliri dhe se tashmë ai do të jetë i nominuar deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother. ai tashmë ka një javë kohë që të zbulojë banorin që e ka nominuar dhe në këtë mënyrë përfiton nga zbulimi i këtij sekreti shumën prej 1.5 milionë lekëve të tjera. Ai rikthehet në dhomën e ndenjes dhe Arbana u thotë edhe banorëve të tjerë se Anaidi është i nominuari i përhershëm. Pas kësaj fillojnë edhe nominimet e para për të gjithë banorët. Këtë herë vajzat do të nominojnë vetëm djemtë dhe djemtë vetëm vajzat. Si gjithmonë ata do të zgjedhin dy emra dhe dy arsye. E para në dhomën e rrëfimit shkon Altina dhe pas saj një e nga një të gjithë banorët e tjerë.