
Ata janë të mendimit se Marselini ka krijuar bindjen se mund të jetë në imunitet. Ndërsa Xhimi mundohet të ngacmoje Eldorën në lidhje me marrëdhënien që po mundohet të krijojë me Shpendin, Eldora shprehet: “Unë kam hyrë vetëm dhe do të dal vetëm”. Xhimi mendon se ajo mund të dalë e lidhur me dikë nga shtëpia e Big Brother. Kështu, të tre fillojnë me lojëra fjalësh mes tyre. Xhimi u thotë se mendon që ata mund të dalin bashkë nga Big Brother, pasi sipas tij, Shpendi ndryshon kur është me Eldorën dhe se ai vë re një transformim total të tij në ato momente. Eldora duket se ndihet mirë nga fjalët e Xhimit e kështu fillon të ngacmojë Shpendin, duke i thënë se ai nuk ia ka shprehur asnjëherë këtë gjë. Aty shkon Etleva, e të katërt flasin rreth ngjarjeve në shtëpi gjatë ditës së sotme.