Ads 468x60px

a

Thursday, March 14, 2013

Shaka, biseda e dyshime për sekretet e njëri-tjetrit

Ndërkohë që Joana e Anaidi vazhdojnë të diskutojnë e të bëjnë thashetheme për banorët, në dhomën tjetër dëgjohen të qeshura e shaka midis banorëve. Iliri, si zakonisht, është protagonisti kryesor i batutave e shakave, duke krijuar situata humori në shtëpi. Ndërsa Xhimi është zhvendosur në një kënd të dhomës, duke bërë stërvitje.

Xhimi dhe Iliri shkojnë në kuzhinë e të dy merren me diçka. Xhimi shkon menjëherë tek breshkat, duke i folur breshkës së vet e duke luajtur me të, ndërsa më pas vazhdon të bëjë pompa e të stërvitet. Iliri shkon te kuzhina e nis të gatuajë makarona edhe për pjesën tjetër të banorëve.

Eldora dhe Shpendi qëndrojnë shtrirë në të njëjtin krevat, ndërsa nisin të diskutojnë për provën javore dhe për ditët që i kanë mbetur para se të vijë spektakli i së shtunës. Jashtë bie shumë shi e kjo bën që të fillojë një bisedë mes tyre. Eldora thotë se i pëlqen shumë që të udhëtojë në kohë me shi, ndërsa Shpendit i pëlqejë të qëndrojë në shtëpi e mundësisht të flejë gjumë. Kështu, të dy flasin me njëri-tjetrin rreth gjerave që u pëlqen të bëjnë.

Elona, Anaidi, Eldora dhe Elena rrinë afër njëri-tjetrit, duke diskutuar rreth indikacioneve që i janë dhënë deri më tani dhe bëjnë shaka e qeshin me dyshimet që kanë për njëri-tjetrin për sa i përket dyshimeve. Anaidi mendon se sekreti i këpucëve ka të bëjë me Elonën, ndërsa ajo thotë se këtë dyshime ka shumica e banorëve për të. Elona mendon se sekreti i këpucëve ka të bëjë me Anaidin, ndërsa Joana thotë se dyshimet e saj i adresohen Shpendit. Më pas diskutojnë për ngjarje nga jeta, duke treguar histori e ngjarje të jetuara.