Ads 468x60px

a

Saturday, March 9, 2013

Shaka, biseda dhe ide rreth temave të ndryshme

Në shtëpinë e Big Brother janë fikur dritat nga Vëllai i madh, por bisedat, historitë dhe shakatë midis banorëve nuk kanë fund. Marselini vazhdon të flasë me Elenën rreth debatit me Elonën dhe më pas tregon përplasje dhe zënka që ka pasur edhe me banorë të tjerë. “Është e treta nga banorët që më thotë hipokrit”, i tregon Marselini Elenës, ku sipas tij, kjo ndodh pasi ai ia thotë gjithçka shumë hapur banorëve dhe kjo gjë nuk ka se si t’i pëlqejë atyre.
Nga ana tjetër, Anaidi gjatë bisedës me pjesën tjetër të banorëve në dhomë, imagjinon sikur të kishte një motër, duke u sqaruar banorëve të tjerë sjelljen që do të kishte me të. Ai mendon se do t’i qëndronte shumë afër, duke përjashtuar faktin se mund të ishte fanatik me të, pasi sipas tij, fanatizmi e shkatërron njeriun. Kështu, midis tyre fillon një diskutim, ku secili jep opinionin e vet. Banorët diskutojnë rreth moshës ideale për t’u shkëputur nga familja. Mendimi që dominon është se pas moshës 18-vjeçare njerëzit duhet të jetojnë të ndarë nga familjes. Anaidi thotë se është shumë e rëndësishme që njeriu, sidomos femra, të jetojë deri në moshën 18-vjeçare në familje. Kështu, bisedat mes banorëve vazhdojnë edhe për disa minuta e më pas të gjithë vendosin të flenë gjumë. Anaidi dhe Joana flenë sërish bashkë, ku përkëdhelin dhe ledhatojnë njëri-tjetrin për disa minuta para se t’i zërë gjumi.