Para disa orësh, Anaidi i ka bërë një gjest të pahijshëm Jonildës, në prezencë të banorëve të tjerë të shtëpisë. Vajzat janë duke e diskutuar të gjithë ngjarjen dhe ia bëjnë të qartë Anaidit se veprimi i tij ka qenë shumë i ulët dhe aq më tepër i bërë përpara të gjithëve. Anaidi justifikon sjelljen e tij, duke thënë se nuk e konsideron të gabuar veprimin e tij, pasi sipas tij, ishte i ulët një veprim i mëparshëm nga ana e Jonildës.
Pasi sqarojnë situatën dhe merr fund diskutimi, ata flasin për Marselinin, duke gjykuar sjelljet e tij. Olta thotë se në shumë situata nuk e duron dot prezencën e tij, pavarësisht se preferon të mos e japë veten.
Marselini dhe Elena bisedojnë në dhomën e gjumit rreth debatit mes tij dhe Elonës. Ai e tregon debatin me të, duke e justifikuar veprimin e tij si të paqëllimshëm dhe se Elona vetë e ka ekzagjeruar dhe e ka kthyer gjithçka në debat.
Banoret në dhomën e gjumit të katit të parë janë duke folur për spektaklin dhe për banorin që mund të eliminohet gjatë kësaj jave, duke e kthyer diskutimin në shaka dhe batuta me humor drejt njëri-tjetrit.