Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Mbërrin zarfi me provën javore

Në shtëpi sapo ka mbërritur zarfi me provën e javës në te cilën thuhet: Sonte në mbrëmje banorët do të kenë një party në pishina, ku birrat do të fitohen prej atyre. Eraldi duhet të mbajë në krahë duke vrapuar rreth pishinës, njërën nga këto vajza: Esterinën, Xhulin ose Violën, të cilën duhet ta zgjedhë ai vetë. Për cdo xhiro fitohet një shishe birrë. Për aq xhiro që do të do të bëjë në total pa e lëshuar vazjën në tokë, aq shishe fitohen. Ndërkohë që Eraldi vepron, të gjithë banorët ë tjerë duhet të këndojnë në mbështetje të tij duke qëndruar në rresht me një këmbë dhe me krahët hedhur shpatullave të njëri-tjetrit. Banori që ul këmbën, del nga rreshti, nuk përfiton birrë dhe në këtë rast ulet një shishe birrë nga numri total (ndërkaq, ajo xhiro quhet e pavlefshme). Numri total i birrave që duhet të fitohet është 34. Ndarjen e birrave e kontrollon Eraldi. Pas këtij lajmërimi banorët dalin të gjithë në oborr për të zënë vend sipas procedurës që kërkon loja.