Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Juliana për ish të dashurin: Ndihem bosh pa të

Juliana ndodhet në sallon duke biseduar me banorët për lidhjen e saj të parë. Sipas saj, ai ka qenë tip mjaft posesiv dhe kjo e ka ndryshuar atë si tip duke e zbutur më shumë. Përvec kësaj, ishte një lidhje që e dinin të gjithë, si familja edhe shoqëria, e në rast se asaj nuk i pëlqente dicka lidhur me atë, ajo ka qenë e detyruar ta ruante atë lidhje pasi mentaliteti e ndalonte të merrte veprime që nisnin nga ajo. Lidhja e saj e dytë ka qenë krejt ndryshe nga ajo e para, pasi ai ishte një tip më i urtë dhe fjalëpak. Kjo i jepte asaj mundesinë të ishte më e lirshme, madje shpesh herë i ka kërkuar atij të mbyllë gojën kur nuk i ka pëlqyer dicka, ndryshe nga c’ndodhte me lidhjen e saj të parë, kur një gjë e tillë nuk mund të ndodhte kurrë. Daniela ndërhyn duke analizuar situatën e saj, mirëpo kjo temë fillon ta prekë Julianën e cila shprehet se e do ende ish të dashurin e saj dhe se sot ndihet shumë bosh pa të. Daniela dhe Rigelsi mundohen ta ngushëllojnë. Julianën e prekin edhe më shumë këto fjalë dhe fillon te qajë.