Monday, February 24, 2014
Valeri ngacmon Esidën për Eraldin;- Esida “nuk është tipi im”
Pas bisedës me Adrijanën, Esida del jashtë për të pirë cigare dhe aty ndodhet edhe Eraldi. Fillimisht djali e ngacmon Esidën për afrimitetin që ajo ka krijuar me Eraldin dhe Esida i përgjigjet po me shaka. Më pas biseda e tyre merr nota me serioze. Valeri e pyet Esidën se çfarë mendon ajo për Eraldin dhe përse shkoi dhe fjeti me të. Esida i thotë se ajo nuk e kishte menduar që do të krijonte ndonjë afrimitet me njeri brenda shtëpisë. “A mendon se Eraldi e bëri për lojë” e pyet Valeri dhe Esida i përgjigjet “ mendoj se Eraldi është tip i tillë që çdonjëra nga vajzat e shtëpisë t’i thotë që të flenë bashkë, ai do ta bënte përsëri një gjë të tillë”. Esida thotë se nuk mendon se midis saj dhe Eraldit, nuk mendon se do të ndodhë ndonjë gjë. “Nuk është tipi im, ishte thjesht shaka nga ana ime, për të parë reagimin e Eraldit” thotë Esida. Esida mendon se veprimi i Eraldit është një strategji e tij. Pas disa minutave ata të dy futen në shtëpi, ku janë edhe banorët e tjerë. Banorët në dhomën e ndenjes përpiqen të luajnë dhe fillojnë që të aktrojnë situata të ndryshme.
Kategoritë
News from Big Brother