Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Për lojën kundër çifteve, Esida:- “Do ta kemi vështirë me Valerin dhe Meridianin”

Esida dhe Ardijana shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për lojën e tyre në lidhje me misionin që kanë për të përçarë çiftet. Ato kujtojnë veprimet që kanë bërë ndaj banorëve djem që janë në çift. Esida mendon se Meridiani e ka kuptuar lojën e vajzave dhe për ta zbuluar këtë asaj i duhet ndihma e dy vajzave të tjera. Esida ka krijuar afrimitet me Eraldin i cili është çift me Esterinën, por ende nuk është e qartë nëse Eraldi ka vërtetë simpati ndaj saj, apo thjesht po përpiqet që të zbulojë lojën e saj. “Dje kur isha me Eraldin Meridiani po thoshte se e kishte kuptuar lojën” thotë Esida dhe më pas shton “Meridiani po fliste me Eraldin dhe unë dua të di se çfarë thonë, por këtë duhet ta bëjë një nga ju të dyja”. Adrijana e pranon kërkesën e Esidës për të “përgjuar” bisedat e Meridianit me Eraldin. Pas këtij plani vajzat dalin nga dhoma e gjumit duke thënë se deri në këto momente loja e tyre u ka shkuar mirë pasi të trija kanë arritur të futen midis çifteve në shtëpi. Megjithatë, ato thonë se kanë vështirësi me disa çifte. “Me Meridianin dhe Valerin do ta kemi shumë të vështirë, ata janë shumë të lidhur dhe duket se kanë kuptuar lojën” thotë Esida. Adrijana gjithashtu mendon se Valeri është shumë i lidhur me Violetën dhe Meridiani nuk lejon asnjë që të ndërhyjë midis tij dhe Mikelës.