Monday, February 24, 2014
Çifti Fatjon-Daniela provokojnë Adrijanën për misionin
Fatjoni me partneren e tij Danielën fillojnë të bisedojnë për lojën e çifteve brenda shtëpisë. Aty pranë tyre ndodhet Adrijana, njëra nga tre vajzat që nuk janë çift në shtëpi, por që kanë si mision që të përçajnë çiftet. Fakti që tri nga banoret vajza, janë tek në lojë dhe të tjerët çift ka tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët5 kanë filluar të hamendësojnë për një mision të tyre në shtëpi. Kështu çifti Fatjon-Daniela marrin guximin që të pyesin drejtpërdrejt Adrijanën, por ajo nuk u jep asnjë informacion në lidhje me misionin që Vëllai i Madh i ka dhënë këtë javë asaj, Esidës dhe Juljanës. Teksa bisedojnë për atë që do të ndodhë me çiftet gjatë spektaklit të së premtes mbrëma, Fatjoni dhe Daniela hamendësojnë për arsyen se përse Big Brother zgjodhi që këtë vit loja të bëhet në çift. Duke qënë se fati i njërit, varet drejtpërdrejt nda partneri, ata mendojnë se këtë javë do të votojnë vetë ata për çiftin që do të eliminohet. Adrijana nuk jep asnjë koment gjatë diskutimit dhe Fatjoni e provokon duke i thënë “po ju të treja keni ndonjë mision, apo nuk tregohet misioni yt?”. Adrijana fillimisht bën sikur nuk e kupton pyetjen, por më pas i përgjigjet me një “Jo”. Fatjoni vazhdon më tej duke i thënë “po si ka mundësi që vetëm ju nuk jeni çift!”. Adrijana i përgjigjet se nuk e di se përse Vëllai i Madh vendosi që loja në shtëpi këtë vit të bëhet në këtë mënyrë. Ndërsa Daniela thotë “ndoshta në javët në vazhdim, mund të ndërrohen partnerët”. Më pas aty pranë vijnë banorë të tjerë të cilët diskutojnë për lojën e deritanishme dhe për futjen e tyre në shtëpi.
Kategoritë
News from Big Brother