Monday, February 24, 2014
Rigelsi “Ne jemi çifti më i fortë”;- Jona “Ndoshta fati jonë varet nga tre vajzat”
Rigelsi dhe Jona, një nga çiftet e shtëpisë, në një moment veçohen nga banorët e tjerë dhe fillojnë të diskutojnë për lojën. Rigelsi i kërkon Jonës që të ndërtojnë një strategji të përbashkët në mënyrë që të mposhtin në lojë banorët e tjerë. Jona i kërkon Rigelsit që të tregojë se çfarë mendon ai në lidhje me çiftet dhe në këtë mënyrë ata ndajnë mendimet e tyre në lidhje me lojën që po bëjnë banorët dhe mënyrën se si duhet të veprojnë ata. Rigelsi thotë se ai vë re se një pjesë e banorëve janë shumë aktivë, por sipas tij disa prej tyre janë më mirë vetëm se sa si çift. “Nga të gjithë çiftet, unë mendoj se ne jemi çifti më i fortë” thotë ai dhe më pas shton “duhet që të kemi një strategji të përbashkët që të përballemi me banorët e tjerë. Jona i thotë se ai është ndër banorët që ka folur më shumë, por sipas saj kjo nuk i shërben për mirë në këtë moment të lojës. “Loja merret në kthesë, ata që janë të qetë tani dalin më të fituar më vonë” thotë ajo. Rigelsi nga ana tjetër nuk është i të njëjtit mendim me të ai thotë se ata që nuk flasin, eliminohet vetë gjatë rrugës. “Unë mendoj që të përballemi me më tyre fortët, se të dobëtit ikin vetë” thotë Rigelsi. Çifti bëjnë një analizë të shkurtër mbi çiftet e tjerë duke komentuar ato që kanë biseduar deri tani me ta. Jona ndër të tjera përmend edhe lojën e tre vajzave që nuk janë në çift. Ajo thotë “Ndoshta fati i të gjithë çifteve këtu brenda, mund të varet nga tre vajzat, ndoshta është në dorën e tyre”. Diskutimi i tyre zgjat për një kohë të gjatë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve fillojnë të luajnë.
Kategoritë
News from Big Brother