Monday, February 24, 2014
Tri vajzat me mision bëjnë plane
Banorët tashmë janë zgjuar të gjithë. Ata janë shpërndarë nëpër shtëpi duke u marrë me përgatitjet e mëngjesit. Në shtëpi vendoset muzikë. Edhe pse është ende mëngjes tri vajzat që kanë mision të përçajnë çiftet, fillojnë që të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Gjatë natës Esida dhe Adrijana refuzuan që të bëjnë rojë për fantazmën, por kjo solli pakënaqësi te banorët e tjerë. Tashmë ato mendojnë se banorët do të ankohet te Vëllai i madh për këtë gjë, megjithëse duket se vajzat e kanë bërë këtë gjë pikërisht për të nxitur debate, për t’i shërbyer misionit të tyre. Adrijana fajëson Juljanës se sabotoi planin e tyre duke u çuar nga gjumi për provën. Juljana thotë se ajo doli sepse Daniela, partnerja e Fatjonit nuk u çua nga gjumi. “Unë bëra dy loj sepse ia mora parnterin Danielës, por fjeta dhe në një krevat me të” thotë Juljana duke qeshur. Kështu për disa minuta vajzat diskutojnë me njëra-tjetrën për lojën që kanë bërë kundrejt çifteve të ndryshme në shtëpi. Ndër të tjera ato diskutojnë që të planifikojnë të bëjnë të njëjtën lojë për të nervozuar banorët e tjerë.
Kategoritë
News from Big Brother