Ads 468x60px

a

Friday, March 15, 2013

Iliri:- “Nesër del Nino, nga çunat”;- Etleva “Ishalla”

Tashmë të gjithë janë zgjuar dhe kanë filluar të hanë mëngjes dhe të bëjnë thashethemet e para të ditës së sotme. Dita e nesërme është shumë e rëndësishme për banorët dhe të gjitha diskutimet e tyre lidhen me ato që mund të ndodhin gjatë spektaklit të së shtunës. Edhe pse nuk e dinë se cilët prej tyre janë në nominim, banorët hamendësojnë për të eliminuarin e mundshëm
Ashtu si Anaidi dhe Marselini edhe Iliri fillon të flasë për eliminimin e radhës. Ai ndodhet në dhomën e gjumit dhe thotë se nëse do të eliminohet një nga djemtë e shtëpisë ai do të jetë Marselini. Etleva që ndodhet po aty shpreh dëshirën e madhe që të jetë pikërisht Marselini i eliminuari i radhës dhe thotë “ishalla, del ai”.

Ndërkohë Olta dhe Xhimi ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të flasin edhe ata për banorët. Olta thotë se banorët kanë filluar që të flasin me ironi që në mëngjes dhe Xhimi i jep të drejtë asaj duke thënë se kjo vjen si rezultat i afrimit të së shtunës dhe banorët po ndjejnë presionin e eliminimit.