
Elona afrohet dhe e pyet Eldorën që t’i thotë të vërtetën se përse është larguar nga krevati i Shpendit dhe Eldora i thotë se e bezdiste kolla dhe prandaj u largua. Ndërkohë ngacmimet e Eldorës me shpendin vazhdojnë. Ajo i thotë që të flenë sonte bashkë, por Shpendi ia kthen me shaka duke i thënë se nuk ka kohë këtë javë. Më pas Shpendi flet me ironi me Elenën duke thënë “do Zoti vijnë dy banorë të rinj, një djalë për ty e një vajzë për mua”. Eldora duket se mërzitet me të dhe thotë “Shpendi dashka banore të re”. Më pas Eldora i thotë “gjumash, unë aty ty të zë gjumi” dhe Shpendi i përgjigjet “mos ji kaq e sigurtë se isha në gjumë” dhe më pas i thotë se largimi i saj nga krevati nuk ishte aspak korrekte sepse nuk e përshëndeti. Eldora shfajëson veten duke i thënë se ai ishte në gjumë dhe ajo nuk deshi që ta zgjonte. Duket se ngacmimet e Shpendit dhe Eldorës janë bërë të shpeshta dhe banorët kanë filluar të komentojnë se midis tyre ka filluar të ketë një lloj simpatie.