Ads 468x60px

a

Saturday, March 16, 2013

Për Oltën; Elena “Më duket me dy fytyra”;- Joana “Është e pasigurtë, akoma s’është pozicionuar”

Joana, Marselini, Eldora dhe Elena ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për Oltën dhe më pas për Xhimin.
Joana fillon të tregojë për disa ironi të Xhimit dhe afrimitetin që ka krijuar Olta dhe Xhimi ditët e fundit. Ajo thotë se Olta është banorja që merr fjalët sa andej këtej dhe ende nuk është pozicionuar në shtëpi. “Olta në fillim ka qënë dakord për faktin se Xhimi po përdorte si strategji gatimin” thotë Joana dhe më pas i rrëfen Marselinit se inisiatore e debatit që ai pati me Elonën për këpucët ka qënë Olta. “Olta ishte ajo që i tha Elonës se ti i hodhe këpucët” thotë Joana.

Mendime për Oltën japin edhe banorë të tjerë. Elena thotë “unë nuk e kuptoj fare Oltën, më duket me dy fytyra”, ndërsa Eldora thotë se Joana është ajo që e ka kuptuar më mirë tipin dhe strategjinë e Oltës. Joana thotë se fakti që Olta afrohet sa me një banor me një tjetër dhe është përfshirë nëpër diskutime e thashetheme të ndryshme, tregon faktin se ajo ende nuk është pozicionuar dhe kjo tregon pasiguri nga ana e Oltës.
Joana u thotë vajzave se duhet që të kenë kujdes me Oltën sepse mënyra se si ka reaguar Olta, tregon se është përpjekur që të nxjerrë banorët e tjerë keq përpara banorëve dhe publikut jashtë.
Ata komentojnë edhe afrimitetin e Oltës me Ilirin duke thënë se këtë javë Olta ka harruar banalitetet e Ilirit dhe tashmë është afruar me të.