Monday, February 24, 2014
Jehona e debatit mbi buxhetin e javës
Duket se debati mbi buxhetin e javës nuk ka kaluar lehtë tek banorët, të cilët janë mbledhur në sallon sëbashku për të diskutuar mbi të njëjtën temë. Nevila ndërhyn duke hedhur idenë se javën në vazhdim duhet të jenë më te përgatitur për të hartuar një plan për gjërat që janë më të nevojshme për ata. Banorë të tjerë i bashkohen mendimit të saj se për të gjithë është e nevojshme një plan më i detajuar mbi asortimentet që i duhen atyre dhe shtepisë. Ndërkohe Juliana dhe Esida fillojnë të thurrin plane se si do të përcajnë ciftet e formuara në shtëpi, një diskutim i cili ndërpritet për shkak te komunikimit nga ‘Big Brother’ mbi ndarjen e mbeturinave të riciklikuara.
Kategoritë
News from Big Brother