Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Valeri tregon për veten; Rigelsi: “Kam një djalë dhe një jetë me aksion dhe drama”

Aktiviteti fillon krejt natyrshëm mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku ndërkohë që disa prej tyre vazhdojnë të merren ende me sistemimin e sendeve të tyre personale, pjesa tjetër fillon të shkëmbejë biseda në mënyrë që të fillojnë të njihen më mirë mes tyre. Danjela është kurioze të mësojë më shumë mbi jetën e Valerit dhe e pyet atë për detaje lidhur me profesionin dhe punën që bën. Valeri i tregon për eksperiencat që ka kaluar në fushën e modës dhe modelingut si edhe profesionin e tij si mjek në Malësinë e Madhe. Bisedat dhe diskutimet për sa i përket ndarjes së krevateve dhe dhomave zgjasin për minuta me radhë. Si rregull, ne një dhomë duhet të flenë dy çifte dhe njëra prej tri vajzave të cilat kanë hyrë së bashku dhe kjo gjë duket se ua vështirëson më tepër mënyrën e akomodimit. Ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve, Rigelsi dhe Jona qëndrojnë në sallon dhe fillojnë bisedat e para mes njëri-tjetrit. Ai fillon të tregojë se ka patur një jetë të vështirë si edhe mbi ekzistencën e të birit, të cilin nuk e ka pranë por që do të bënte çmos për ta patur. “Unë kam patur një jetë me aksion dhe drama”, shprehet Rigelsi, ndërsa tregon edhe për ish-bashkëshorten e tij me origjinë ruse. Ndërsa Jona preferon që të flasë në ditët në vazhdim për veten dhe jetën e saj.