
Olseni, Olta, Marselini dhe Arsimi janë ulur në dhomën e ndenjes. Pasi kanë biseduar shumë dhe kanë qarë hallet për mungesën e cigareve, Olta jep mendimin për të ndërruar temë.
Ajo i drejtohet banorëve të ndërrojnë temë dhe të flasin për diçka të bukur.
Marselini hap temën e 8 Marsit. Ai pyet Arsimin se çfarë do ti kishte blerë të ëmës për këtë festë. Pasi mendohet pak ai i përgjigjet që do ti kishte nxjerrë për ndonjë darkë të dy prindërit. Ndërsa Olseni thotë që do ti blinte diçka të bukur mamasë së tij. Bisedës i bashkohet edhe Shpendi, i cili thotë se gjëja që i pëlqen më shumë për këtë ditë janë lulet.
Olta është e mendimit që do ishte më e sigurtë sikur ajo ti jepte të holla, mamasë së saj, në mënyrë që ajo të mund të blinte ç’të dëshironte.
Tani është rradha e Marselinit. Dhurata e tij për mamanë do ishte një vizitë e Marselinit sëbashku me djalin e tij tek ajo, duke qënë se mamaja e Marselinit ka kohë pa e parë nipin.