Ads 468x60px

a

Friday, March 8, 2013

Surpriza e BB për 8 Marsin

Vajzat janë bërë gati për surprizën që do ti bëhët nga BB për ditën e 8 Marsit. Fillimisht ato drejtohen për nga salloni ku gjejnë tavolinën e mbushur me pije dhe fruta ndër të cilat edhe luleshtrydhe, vajzat kënaqen shumë kur i shohin. Ato bëjnë gëzuar me njëra-tjetrën dhe hedhin dyshime për surprizën se mbase mund të jetë shfaqe “striptease” .

Gjithashtu edhe djemtë dalin nga dhomat por janë të detyruar të qëndrojnë jashtë e të shohin nga xhami surprizën e përgatitur për vajzat. Reagimet e djemve janë shumë argëtuese. Ata mundohen të bëjnë shaka me vajzat dhe i ngacmojnë nëpërmjet xhamit.
Ndërsa vajzat nga ana tjetër ngacmojnë djemtë që janë jashtë dhe nuk po shijonë surprizen.
Nuk vonon dhe surpriza shfaqet. Ata janë dy djem të cilët do të performojnë sot shfaqe striptease për kënaqësinë e vajzave.
Djemtë nga jashtë bëjnë skena të shumta xhelozie duke bërë pompa dhe duke sfiduar djemtë që bëjnë striptease. Ata brohorasin dhe i bëjnë thirrje të ikin, se kaq e kishin misionin. Por situata shkon më keq kur njëri nga stripteas-tët i heq bluzën Elenës. Djemtë që ndodhen jashtë, thërrasin se kanë një muaj brenda dhe nuk ja kanë hequr dot, gjithashtu edhe Marselini bën skena xhelozie dhe djemtë e mbajnë që ai të mos hyjë brenda.
Vajzat shijojnë performancën e stripteastëve të cilët nuk i kursejnë edhe kërcimet personale me secilën nga vajzat. Të gjitha ato ndihen shumë të çlira dhe kërcejnë pa pikë kompleksi më djemtë. Kërcimet janë shumë provokuese dhe vajzat duket se ndihen mirë me këtë gjë.
Ndërkohë, djemtë e Big Brother thërrasin gjatë gjithë kohës nga ana tjetër e xhamit, madje edhe “kërcënojnë” stripteas-tat që të largohen nga vajzat. Skena xhelozie shfaq edhe Anaidi kur shikon njërin prej djemve që po kërcen ngjitur me Joanën, ai me shaka i thotë “do dalësh që këtu ti, po ta tregoj unë”. Skenat komike dhe shumë argëtuese vazhdojnë derin në fund të performacës.
Ne Big Brother Albania 6 po thehen tabute!