Ads 468x60px

a

Sunday, March 10, 2013

Biseda nën rrezet e diellit; Diskutojnë për buxhetin javor

Pasi zgjohen nga gjumi, si zakonisht fillojnë të merren me punët dhe higjienën personale, ndërkohë që disa hanë mëngjes e pjesa tjetër dalin në kopsht për të pirë kafé, teksa shijojnë rrezet e diellit. 

Në kopsht shkojnë shumica e banorëve, të cilët bisedojnë e tregojnë histori të dëgjuara, duke shkëmbyer eksperienca me njëri-tjetrin. 

Ata fillojnë të diskutojnë për dhurimin e gjakut dhe histori që kanë dëgjuar për njerëzit që dhurojnë rregullisht gjak si edhe për të dhëna rreth sasisë që duhet të dhurohet dhe grupeve të gjakut të cilët mund t’i dhurojnë njëri-tjetrit. 

Elona, Etleva dhe Anaidi shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të diskutojnë rreth gatimit që mund të bëjnë gjatë ditës së sotme, por Anaidi u kërkon që më parë të konsultohen me Xhimin. 

Pas pak, të gjithë grumbullohen në kuzhinë dhe fillojnë të diskutojnë për buxhetin e kësaj jave, pasi i ka ardhur zarfi nga Vëllai i Madh. 
Të ulur rreth tavolinës, hedhin ide rreth produkteve që duhet të blenë për këtë javë, duke i kushtuar rëndësi produkteve më te nevojshme.