Monday, February 24, 2014
Matilda dhe Jona, pakënaqësi për Esidën; Banorët, dyshime për origjinën e Violetës
Ndërkohë që banorët vazhdojnë të luajnë me njëri-tjetrin rreth fjalëve në dialekte dhe krahinizma, Matilda dhe Jona ulen afër njëra-tjetrës dhe fillojnë të bisedojnë rreth provës javore. Vajzat ndërsa bisedojnë, dalin në një pikë të përbashkët, teksa theksojnë se kanë pakënaqësi prej njërës prej banoreve, e cila është Esida. Ato mendojnë se Esida nuk preokupohet aq sa duhet për sa i përket provës javore dhe detyrimeve që ata kanë rreth saj, pasi sipas tyre, ajo e ka shprehur hapur, duke thënë herë pas here se i flihet gjumë. “Këtu nuk je për ha, pi, rri”, shprehet Jona, ndërsa jep opinionin saj për Esidën. Disa prej banorëve kanë dalë në oborr dhe fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Në shaka e sipër ata i bëjnë të ditur Violetës se kanë dyshime nëse ajo është vërtet polake apo kjo është pjesë e ndonjë loje nga ana e Vëllait të Madh. Ndërsa Violeta i qetëson duke i thënë se vërtet është nga Polonia. Kështu, fillon një diskutim, ku ata flasin për emrat shqiptarë dhe polakë. Ndërsa Eraldi dhe Esterina ulen afër njëri-tjetrit në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin për mënyrës së si duhet të luajnë. Eraldi e këshillon atë për mënyrën se si duhet të luajë, në mënyrë që banorët të mos ia kuptojnë pikat e saj të dobëta.
Kategoritë
News from Big Brother