Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Ardiana për veten: “Jam shtylla e familjes; Kam punuar që e vogël”

Valeri, Daniela dhe Ardiana vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për minuta të tëra. Tashmë është Ardiana ajo që fillon të flasë për veten dhe familjen e saj. Ardiana tregon se familja e saj përbëhet nga pesë motra dhe një vëlla, si edhe e ëma, pasi i ati nuk jeton më që prej dy vjetësh. “Unë jam këngëtare dhe punoj në një lokal”, tregon Ardiana. Ajo thotë se që e vogël ka punuar në lokale të ndryshme, pasi kënga është traditë familjare për ta. Ardiana e konsideron veten si shtyllë të familjes që para shumë vitesh. Ajo tregon se nuk ka menduar asnjëherë për veten dhe jetën e saj para familjarëve, për të cilët shprehet se e ka detyrim kujdesin ndaj tyre. Ndërkohë, banorët të cilët ndodhen në dhomën e ndenjes vendosin ta ndërpresin lojën me toponime, për ta rifilluar më vonë, pasi sipas disave prej tyre, me në krye Mikelën, banorët nuk po luajnë në mënyrë serioze dhe nuk po i respektojnë rregullat e lojës. Të gjithë banorët grumbullohen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të bisedojnë për momente dhe ngjarje të ditës, ndërsa bëjnë shaka duke imituar e qeshur me njëri-tjetrin.