Ads 468x60px

a

Monday, February 24, 2014

Enkelejdi nis të flasë për veten: ‘Jam i martuar me një amerikane’

Daniela nis të diskutojë me Enkelejdin mbi jetën e tij personale. Ai i tregon se prej disa vitesh jeta e tij është udhëtim vajte-ardhje mes Greqisë dhe Italisë dhe vitet e fundit është shumë më i pranishëm edhe në Tiranë. Ai i tregon se është i martuar me një amerikane prej dy vjetësh, të cilën e ka njohur gjatë punës së tij në Itali. Daniela e ndërpret duke e pyetur nëse është martuar për dokumenta dhe nëse ajo është në djeni të futjes së tij në Big Brother. Enkelejdi i pohon se ajo është në djeni dhe është martuar me të pasi martesa ishte rruga më e thjeshtë për të shkuar sëbashku me të në Amerikë, pasi ka dëshirë ta vizitojë Amerikën. Pasi Daniela e pyet për punën me të cilën është marre më parë, Enkelejdi i përgjigjet se është marrë me cdo lloj pune. ‘Mund të fusja edhe duart ne llac’ rrëfen ai, duke shtuar se nuk ka turp nga asnjë lloj pune.