Iliri vazhdon ta ngacmojë duke i thënë se ajo nuk e di nëse i dashuri i saj është xheloz apo jo sepse sipas tij afrimiteti i Elenës me Marselinin është pak i tepruar për një vajzë që është e lidhur. Elena nervozohet dhe i thotë “je shumë i cekët nëse mendon se mes meje dhe Marselinit mund të ketë diçka”
Elena nis të largohet, ndërkohë që aty vjen Anaidi i cili sapo kupton se përse Elena po debaton me Ilirin i del në mbrojtje asaj. Anaidi justifikon miqësinë e Elenës me Marselinin duke u munduar kështu të flasë edhe për raportin që ai vetë ka me Joanën. “Pse ti s’ke fjetur ndonjëherë me ndonjë shoqe, s’të ka rastisur që të shkosh me pushime me grup shoqëror dhe në bazë të rrethanave të detyrohesh të flesh edhe me shoqe?” i thotë Anaidi Ilirit.
“Unë kurrë nuk do të flija me një femër që e konsideroj shoqe, jo më nëse ajo është e lidhur” thotë Iliri. Ai u sqaron banorëve të tjerë se nëse një njeri do të shikonte se sa pranë rrinë Marselini me Elenën apo Anaidi me Joanën do të mendonte se mes tyre ka diçka më shumë. Banorët e tjerë e kundërshtojnë dhe Iliri thotë “për mua nuk është normale, më duket mungesë respekti ndaj personit të tretë që është jashtë”.
Anaidi i thotë Ilirit se kushtet në Big Brother të detyrojnë që të flenë bashkë, por Iliri e kundërshton duke i thënë “absolutisht s’është detyrim, është zgjedhje nga ana juaj, ti ke krevatin tënd, hapësirën tënde”.
Në këtë mënyrë ky diskutim zgjat për disa minuta, ku Iliri është vendosur kundër ideve të Anaidit dhe Elenës për marrëdhëniet femër-mashkull që janë krijuar në shtëpi.