
Eva dhe Iliri në një moment mbeten vetëm në dhomën e ndenjes dhe Eva i thotë Ilirit “a pranon një këshillë nga një 20-vjeçare”. Iliri fillimisht bën shaka me të dhe më pas i thotë “sigurisht që po”. Eva pas aprovimit që merr nga ana e Ilirit fillon që ta këshillojë atë në lidhje me mënyrën se si ai reagoi në debatet e shumta që ka pasur së fundmi me Joanën.
“Për mua je banor shumë i fortë këtu brenda si banor dhe si karakter, por vetëm mos lejo që të ulin sepse disa banorë këtu brenda po përfitojnë dhe po mundohen të të ulin” i thotë Etleva Ilirit. Eva i thotë se kjo ishte një këshillë shumë spontane dhe e falënderon Ilirin që ia dha mundësinë t’ia thoshte.
Gjatë kësaj kohe aty vjen edhe Shpendi dhe Iliri me shaka i thotë “Shpendi kishe gjë për të shtuar ti”. Shpendi i thotë se në lidhje me debatin ai ia tha të gjitha gjatë darkës.
“Gjithsesi unë ju falënderoj” thotë më tej Iliri dhe më pas fillon me batutat e tij.
Më pas Iliri fillon të flasë për të dashurën e tij dhe i tregon Evës se ajo është shumë e bukur. Eva komenton fjalët e Ilirit duke thënë se ai ndryshon në mimikë kur flet për të dashurën duke shprehur se e respekton dhe e do shumë.