Ads 468x60px

a

Thursday, March 7, 2013

Diskutime për debatin Ilir-Joana;- Elona dhe Olta fajësojnë Joanën

Elona, Olta dhe Jonilda janë ulur në tavolinën e ngrënies dhe teksa konsumojnë mëngjesin, bisedojnë mes tyre. në një moment ato fillojnë të flasin për debatin që ndodhi gjatë natës mes Ilirit dhe Joanës duke e risjellë në kujtesë edhe një herë reagimet e tyre.

Tre vajzat fillojnë të diskutojnë për fajtorin e debatit që ka nisur për arsye fare të vogla dhe më pas ka përfunduar në sharje e ofendime të rënda. Jonilda e cila ka një afrimitet më të madh me Joanën se dy vajzat e tjera i del në mbrojtje asaj dhe fajëson Ilirin i cili sipas saj e tepron duke e ngacmuar Joanën me fjalën “rrugaçe”. “Ai e di që Joana e ka problem dhe i thotë përsëri rrugaçe” thotë Jonilda. Elona e kundërshton duke i thënë se fajin e ka vetë Joana sepse e ngacmoi shumë Ilirin.

Olta e cila edhe pse ka krijuar afrimitet me Joanën thotë se ajo pati një pjesë të madhe të fajit. “Unë mendoj se ata të dy e gërricin shumë njëri-tjetrin, ata janë njësoj të dy” thotë Olta. Olta dhe Elona thonë se Joana e tepron me shakatë ndaj Ilirit dhe më pas nuk ia pranon atij shakatë dhe ky është gabimi më i madh i Joanës.

Të tria vajzat gjykojnë si të gabuar sjelljen e Ilirit, por po ashtu edhe faktin që Joana nuk u mundua që ta shmangte, por reagoi po njëlloj me ofendime ndaj Ilirit.