
Më pas është Marselini ai që shkon afër Edberit, duke i folur atij rreth marrëdhënieve në shtëpi dhe sidomos për ndryshimin e marrëdhënies së tij me Elenën. Ai thotë se ka qëndruar larg nga Elena, pasi nuk do që të influencojë tek ajo rreth ngjarjeve të fundit, pasi është më mirë që Elena të mendojë dhe të vendosë vetë nëse do të qëndrojë afër tij. Më pas thotë se do të kërkojë një takim me të, por në një moment tjetër, ku situata të ketë ndryshuar disi. Pak minuta më vonë banorët shkojnë në kuzhinë për të darkuar, ndërkohë që në dhomën e gjumit ndodhet Elena, ku janë fikur dritat nga Vëllai i Madh. Aty shkon Vigani, duke qëndruar afër saj e duke biseduar me njëri-tjetrin. Eldora shkon në dhomën e gjumit për të fjetur gjumë, bashkë me disa nga banorët e tjerë. Pas pak aty shkon Shpendi, i cili thotë se i ka munguar urimi i natës së mirë nga ana e Eldorës dhe i kërkon shpjegim se pse nuk e ka bërë sot, ndërsa Eldora i thotë duke qeshur se ai ka qenë i zënë me banorët e tjerë. Pasi e përshëndet, Shpendi largohet nga dhoma.