Ads 468x60px

a

Saturday, March 23, 2013

Në dispozicion të Provës Javore, edhe pse përgjumësh

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar ende, edhe pse tashmë ka ardhur dreka. Ata vazhdojnë të jenë përgjumësh e të flenë për disa minuta, duke u ndërruar me shokun e tyre të grupit. 

Iliri shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë për banorët e tjerë, ndërsa Xhimi bën shaka, duke u munduar që t’i mbajë zgjuar banorët. 

Jonilda shkon afër Shpendit e të dy fillojnë të diskutojnë për Marselinin dhe për faktin që ai gjithmonë thotë shprehjen “sa gjynah” për secilin nga banorët. Të dy nuk e kuptojnë se ku konsiston kjo fjalë, pasi në situata të caktuara të gjithë mund të jenë gjynah, sipas tyre. 

Herë pas here të gjithë banorët shprehin lodhjen, duke e shprehur me njëri-tjetrin se nuk po rezistojnë më pa gjumë. 

Anaidi dhe Eldora vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht, të shtrirë në diell, ndërsa e bëjnë me radhë, ku njëri prej tyre ruan ndezjen e dritës së abazhurit. 
Ndërkohë, në krah të tyre ndodhet Xhimi, i cili bën pompa, një mënyrë kjo për të mos e zënë gjumi.

Ndërsa Eldora shkon në banjë për të larë fytyrën, duke u munduar të largojë edhe ajo gjumin në këtë mënyrë. 

Kështu, banorët vazhdojnë të qëndrojnë në pritje, duke qenë të dispozicion të provës javore, edhe pse të lodhur nga pagjumësia.