Ads 468x60px

a

Saturday, March 23, 2013

Gjumi i Joanës bëhet shkak që të humbin dy herë provën; Banorët e gjykojnë

Banorët, të lodhur vendosin që ta bëjnë me radhë me njëri-tjetrin, ku ndërsa njëri prej tyre të jetë në gjumë, tjetri duhet të ruajë abazhurin. 

Kështu, Anaidi është duke fjetur në kopsht. Në dhomën e gjumit të vajzave është radha e Joanës për të ruajtur abazhurin, ndërkohë që Edberi është në gjumë, por pas disa minutash e zë gjumi edhe Joanën. E kështu me radhë, njëri prej çiftit fle, ndërsa tjetri qëndron zgjuar, por herë pas
here duket se edhe i zë gjumi për disa sekonda, edhe pse janë qëndruar në pozicion ulur.

Ndërsa të gjithë banorët e bëjnë me radhë qëndrimin zgjuar, Joana fle, ndërkohë që edhe Edberi është në gjumë. Drita e abazhurit ndizet, por ajo e shikon me vonese dhe kjo bën që banorët të mos e kapin në kohë, pasi llamba fiket, pa u mbledhur ende të gjithë banorët.
Kjo gjë shkakton revolta tek banorët, të cilët gjykojnë sjelljen e Joanës, pasi për shkak të saj mund ët rrezikojnë buxhetin. 

Banorët vazhdojnë të ruajnë secili abazhurin përkatës, duke u ndërruar me njëri-tjetrin, ndërkohë që Joanën e zë sërish gjumi, edhe pse është radha e saj për të qëndruar zgjuar. Drita e abazhurit ndizet, por Joana vazhdon të flejë. Banorët kuptojnë se e humbin sërish provën, me njoftimin e Vëllait të Madh, i cili thotë se ka 1 minutë e 42 sekonda që drita qëndron e hapur. Banorët e kritikojnë sërish Joanën për neglizhencën e saj. 
Banorët e komentojnë për minuta të tëra, duke thënë se papërgjegjshmëria e saj mund t’i lërë me buxhet të reduktuar të gjithë, edhe pse ndenjën zgjuar për gjatë gjithë natës. Joana justifikohet se e bëri pa dashje dhe se ishte vetëm një moment që e zuri gjumi.