Ads 468x60px

a

Saturday, March 23, 2013

Eldora: “Joana më ka ofenduar me një batutë banale”; Ndizet abazhuri në bibliotekë

Iliri dhe Elena fillojnë të bisedojnë, pas shakave dhe batutave nga ana e Ilirit, të cilat nuk mund të mungojnë për një kohë të gjatë. Ai fillon të flasë për veten si edhe për eksperiencat që ka pasur në jetë edhe punët e rëndësishme që ka bërë për një periudhë të caktuar kohore. Ai tregon se ka qenë asistent menaxher në një projekt të MTV-së dhe fillon të përmendë histori që i kanë ndodhur gjatë kohës që ka punuar aty.
Ndërkohë, Eldora e Anaidi janë ulur në karriget në oborr e diskutojnë rreth një ngjarjeje që ka ndodhur para disa ditësh në shtëpi, por që Eldora është ende e pasqaruar. Ajo kërkon shpjegim nga Anaidi rreth një ofendimi që ka bërë Joana për dikë, por që ajo aludon se ai ofendim i është adresuar asaj. Anaidi ka dëgjuar nga banorët e tjerë për këtë gjë, por nuk mund t’i thotë një emër, pasi as ai vetë nuk është i sigurt se për kë ka qenë duke folur Joana, meqenëse ata kanë qenë larg njëri-tjetrit gjatë atyre ditëve. Kështu, të dy diskutojnë për disa minuta rreth dyshimeve të Eldorës, ndërsa Anaidi mendon se personi që e ka përforcuar fjalën, ka dashur që të krijojë zënkë mes tyre, dhe mbase ai vetë i ka transformuar fjalët. Marselini dhe Shpendi fillojnë të këndojnë afër abazhurit të tyre, duke vazhduar të kujdesen për abazhurin trye. Pas pak sekondash abazhuri i tyre ndizet e të dy banorët fillojnë t’i bien pa pushim bilbilit e të thërrasin pjesën tjetër të banorëve, në mënyrë q ëtë mos humbasin provëne tyre. Pasi sigurohen se të gjithë janë aty, Shpendi fik abazhurin e të gjithë brohorasin nga gëzimi, me komunikimin Vëllait të Madh se prova quhet e kaluar me sukses.