Joana dhe Anaidi pajtohen pas zënkës që kanë pasur, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Anaidi thotë se e parandiente që ajo nuk do të eliminohej. Pas pak me ta bashkohet edhe Jonilda e të tre fillojnë të bëjnë shaka, lidhur me ndërhyrjen e saj estetike.
i tregon se gjatë kësaj jave e ka ndier shumë mungesën e saj dhe se në dhomën e rrëfimit ka qarë për të. Nuk kalon shumë dhe Joana përfiton për t’i bërë të qartë asaj rreth situatave dhe ngjarjeve në shtëpi. Ajo i tregon se ka qenë e mërzitur gjatë gjithë kësaj kohe, duke përmendur edhe mënjanimin e Oltës, e cila ka filluar të rrijë më shumë kohë me pjesën tjetër të banorëve. Jonilda i tregon se ajo i ka ndjekur nga jashtë dhe ka kuptuar që Olta është sjellë shumë mirë, por ajo që është dukur keq nga jashtë, ka qenë Joana.
“Olta ka qenë edhe shumë e stresuar për daljen e tre banorëve”, i bën të qartë Jonilda. “Ajo avash-avash po fillonte të fitonte terren e të pozicionohej”, i thotë Joana lidhur me Oltën, por Jonilda nuk është dakord me këtë konstatim.
Ajo e kritikon rreth sjelljes me banorët e tjerë e sidomos me Marselinin. “Ti nuk duhet absolutisht të shprehesh më kështu, pasi del shumë e dobët”, e këshillon Jonilda Joanën. Ndërsa nga ana tjetër, Joana është e pakënaqur nga këshillat e saj, pasi i duken të pavlera. Ajo thotë se sillet ashtu siç ndihet dhe se ka nevojë që t’i diskutojë me dikë ngjarjet e ditës. Pas pak aty shkon Anaidi dhe Xhimi e kështu, biseda e tyre përfundon, ku të gjithë përfshihen në shaka e të qeshura.