
Ndërsa nga ana tjetër, Anaidi e Elona janë duke diskutuar rreth nominimeve dhe arsyes që mund të shtojë një banor të nominojë një tjetër, edhe pse mund të mendojë pozitivisht për të. Elona aludon se e ka nominuar Anaidi dhe thotë se ai nuk mund të mendojë pozitivisht për të, në momentin që e çon në rrezik. “Unë mendoj pozitivisht për ty, por të nominoj sepse ti nuk mund të krijosh një raport me dikë, veç vetes tënde”, i thotë Anaidi. Por ai i kërkon që ajo këtë gjë ta shikojë nga prizmi tjetër, që është në interes të saj. Më pas ai i bën të qartë se ka shumë pak njerëz të sinqertë brenda shtëpisë dhe se nuk duhet të bjerë pre e banorëve. “I kam kuptuar të gjithë”, i thotë Elona, duke mos pranuar këshilla prej tij. Anaidi kërkon ta mbyllë diskutimin, duke i thënë se nëse kërkon një mendim të tij rreth saj, ai do të ishte: “Të vlerësoj shumë për gjerat që ke arritur në jetë”. Anaidi i kërkon që ajo të vlerësojë më shumë mendimin e sinqertë të tij për të sesa faktin që mund ta ketë nominuar. “Unë të vlerësoj për mendimin, por këtu është loja që na kushtëzon t’i kushtojmë rëndësi këtyre gjërave”, i thotë Elona. Ai i bën të qartë se edhe në momentin që dikush flet keq për të, duhet ta kuptojë se i ka bërë reklamë shumë të mirë në sy të publikut. “Anti-reklama është reklama më e mirë”, i thotë Anaidi, i cili i kërkon që të mos i keqkuptojë fjalët e saj.