Tuesday, February 25, 2014
Fatjoni: “Do të më bëhet xheloze e dashura”; Diskutojnë për xhelozinë
Në dhomën e ndenjes, banorët fillojnë të bisedojnë dhe të ndajnë mendime me njëri-tjetrin lidhur me disa pyetje që i bën Fatjoni. Ai kërkon të dijë se çfarë do të ishte gjëja e parë që do të bënin pasi të dilnin nga shtëpia dhe secili prej tyre fillon të tregojë situata të ndryshme në të cilat e shikon veten menjëherë pas daljes. Pothuajse të gjithë banorët e mendojnë ditën e parë bashkë me familjarët e tyre. Ndërsa vajzat shkëputen nga diskutimi dhe fillojnë të ndajnë mendime për sa i përket veshjeve dhe stilit të tyre. Në dhomën e gjumit ka filluar një diskutim për xhelozinë, duke marrë shkas nga një fjali e Fatjonit, i cili shprehet duke thënë se ka merak se mos bëjë xheloze të dashurën që ka jashtë, në momentin që Jualiana i kërkon që ta masazhojë. Ata pyesin njëri-tjetrin nëse do të bëheshin xhelozë në situata të tilla. Esida thotë se do të behej shumë xheloze dhe nuk do të ishte dakord as që i dashuri i saj të futej në Big Brother. Ndërsa Matilda mendon se xhelozia në një farë mënyre tregon pak pasiguri. Sipas Julianës, nuk është normale që dikush të xhelozojë për gjeste të tilla, pasi situata të tilla krijohen gjithmonë. Më vonë banorët flasin për higjienën në shtëpi dhe mënyrën se si duhet t’i ndajnë punët e shtëpisë. Ndërsa banorët në dhomën e ndenjes shprehin dëshirën për të ngrënë petulla. Meridiani gatuan për të gjithë dhe pasi rrethohen rreth tavolinës, i shijojnë të gjithë së bashku, duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
Kategoritë
News from Big Brother