Ads 468x60px

a

Thursday, February 28, 2013

Anaidi ankohet për gjumin

Banorët më në fund zgjohen dhe Xhimi gatuan mëngjesin për ta. Një e nga një, pothuajse të gjithë banorët ulen në tavolinën e ngrënies, ndërsa Eldora, ndihmon Xhimit me punët në kuzhinë. 

Gjatë kohës që hanë, banorët nisin edhe nga bisedat e tyre të para. Si çdo fillim dite, ata diskutojnë për gatimin e drekës dhe Anaidi i ofron ndihmën e tij Xhimit për të gatuar bashkë. 


Nga ana tjetër Anaidi shpreh shqetësimin e tij për gjumin. Ai thotë se të gjithë banorët janë duke e menaxhuar ditën shumë keq. Fakti që ata flenë shumë vonë, në mëngjes, bën që të zgjohen pas mesditës. “Kemi abuzuar shumë me gjumin, flemë në mëngjes dhe pastaj nuk jemi produktivë” thotë Anaidi dhe Marselino i jep të drejtë. 
Kështu ai u kërkon edhe banorëve të tjerë që të flenë më herët sepse në këtë mënyrë u ikën koha më e madhe e ditës në gjumë dhe ai vetë nuk ndjehet aktiv.