Banorët që janë zgjuar përveç punëve personale të mëngjesit, mundohen që të zgjojnë edhe banorët e tjerë që janë ende në gjumë. Gjatë kësaj kohe Marselini, një nga banorët që është zgjuar më herët se pjesa tjetër, mendon që t’u bëjë një lojë atyre.
Marselini merr një tullumbace dhe pasi e mbush atë me ujë, e vendos sipër derës që lidh dhomën e ndenjes me oborrin. Duke qënë se oborri është një nga zonat më të preferuara të banorëve për të konsumuar kafenë e mëngjesit, ai mendon se aty do të jetë me e lehtë që ata të kthehen në viktima të prapësisë së tij.
Pasi vendos tullumbacen me ujë sipër derës në një lartësi të tillë që sapo të hapet dera, ajo të çahet dhe uji që mban brenda do të lagë banorin që do të hapë derën më shpejt se të tjerët.
Banori i parë që kalon përmes asaj dere është Elena, por për fatin e saj të mirë, tullumbacja nuk çahet dhe banorët e tjerë që ndodhen aty e kuptojnë lojën e Marselinit.
Në këtë mënyrë rrengu i radhës, dështoi.