Më pas ata hapin tema diskutimi, duke dhënë mendimin e tyre me humor e të qeshura.
Ndërkohë, ka ardhur mëngjesi dhe banorët kanë uri. Ata shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të gatuajnë diçka të shpejtë për të ngrënë, para se të bëhen gati për të fjetur gjumë.
Pasi hanë ushqim, banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe vazhdojnë të bisedojnë ende, duke bërë shaka e duke qeshur të gjithë së bashku. Protagonisti kryesor i skenave të humorit dhe batutave është Iliri, pas të cilave të gjitha vajzat qeshin me të madhe.
Më vonë, banorët vendosin të flenë. Iliri shkon dhe i puth disa prej tyre e shkon për të fjetur sërish në sallon.