bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Ai thotë se e fejuara është nga Saranda dhe është 23 vjeçe.
Anaidi e pyet nëse e fejuara ka qenë dakord që ai të hyjë në Big Brother dhe Olseni thotë se asnjëri nga të dy nuk e ka parë ndonjëherë Big Brother dhe se ajo nuk ka mundësi ta shikojë për kohë të gjatë, pasi punon si përgjegjëse në një firmë dhe puna e kushtëzon.
Olseni tregon se ka pasur një vështirësi shëndetësore, në momentin që ka njohur të fejuarën e tij dhe thotë se ajo i ka qëndruar afër, gjë që e ka bërë të afrohen më tepër. Olseni tregon se është shumë i lirshëm në lidhjen e tij me të fejuarën dhe se kanë krijuar një marrëdhënie shumë të hapur.
Pas pak minutash, disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur.
Më vonë, bashkohen me banorët e tjerë e flasin për femrat në përgjithësi dhe marrëdhënien në çift.