Marselini e vlerëson figurën e Xhimit dhe e admiron mënyrën se si arrin të përshtatet me të gjithë. Xhimi mendon se vetë jeta ia ka dhuruar këtë aftësi. E kështu, ai i tregon disa situata, të cilat mendon se e kanë ndihmuar dhe se ka arritur të kuptojë që çdo gjë mund të zgjidhet vetëm me
qetësi. Diskutojnë të qetë lidhur me mënyrën se si duhet të përshtaten me pjesën tjetër të banorëve në shtëpi.
Anaidi shkon afër tyre dhe ndërsa dëgjon diskutimin, thotë se nuk ka parë në asnjë edicion më parë një njeri kaq fleksibël dhe të mirë përshtatur me të gjithë.
Pas disa minutash, disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur, ndërkohë që pjesa tjetër janë ende zgjuar, duke bërë shaka me njëri-tjetrin.