Xhimi dhe Shpendi shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur dhe fillojnë të diskutojnë për Ilirin dhe shprehjet ofenduese që ai përdor me femrat. Djemtë thonë se atë sjellje e ka vetëm me femrat dhe jo me meshkujt, por sipas tyre, kjo është edhe më e rëndë. Ata kujtojnë dhe situata të tjera me sjellje të pahijshme nga ana e Ilirit dhe i
komentojnë duke e gjykuar për keq atë.
Pak më vonë atje shkon Marselini, i cili merr pjesë në diskutim, por ngre zërin, duke keqkuptuar komunikimin me Xhimit. Ata flasin për përshtatjen mes njëri-tjetrit por dhe vështirësitë që hasin.
Disa nga banorët ndodhen në sallon, ndërkohë që fillon një diskutim mes Elonës dhe Olsenit. Duket se Olseni është ofenduar nga një fjalë e Elonës, e cila i shpjegon se e ka thënë pa të keq. Elona e përdor fjalën “psikopat” edhe në një bisedë normale, edhe me shaka, ndërkohë që Olseni është ofenduar në momentin që ajo e ka përdorur. Elona ia shpjegon situatën dhe situata të tjera ku e ka përdorur, për t’i bërë të kuptojë se nuk e ka pasur me qëllim të keq. Megjithatë, Elona i kërkon të falur dhe e kupton që ai është ofenduar mbase me të drejtë.